23th Dental Conference of Albania

Tirana International Hotel

23th Dental Conference of Albania

Tirana International Hotel

Ju njoftojmë se gjatë 17-18 Nëntor 2017, Shoqata Dentare Shqiptare do të organizojë, Konferencën e 23-të Kombëtare Dentare, si një traditë e përvitshme tashmë.

Në përgjigje të kërkesave tuaja në rritje për të sjellë në Shqipëri eksperiencën më të mirë, aktiviteti i këtij viti do t’ju ofrohet si një takim ndërkombëtar, ku do të jenë të ftuar për ju vetëm lektorë të huaj. Ata do të vijnë nga Gjermania, Italia, Turqia, Serbia, Bullgaria, Rumania, Korea e Jugut, Hollanda, Franca dhe Zvicra. Tematikat e përzgjedhura jemi të bindur që do të zgjojnë interesin tuaj përderisa ato përfshijnë të gjitha specialitetet: Implantologji, Ortodonci, Endodonti, Protetikë, Kirurgji Maksilo-Faciale, Radiologji, etj. Përveç leksioneve të fokusuara në një specialitet të caktuar, do të ketë edhe leksione të cilat paraqesin interes të përgjithshëm si psh: trajtimi i njollave të badha në dhëmbë, trajtimi multidisiplinar, rëndësia e dixhitalizimit në dentistri, etj.

Leksionet në lidhje me teknikat e fundit laboratorike, do të vijnë për ju nga emra me eksperiencë të gjatë në këtë fushë dhe sigurisht si mjekët ashtu edhe laborantët dentarë do të kenë diçka më tepër për të mësuar. Është menduar që një hapesire t’i kushtohet edhe menaxhimit dentar si në aspektin financiar ashtu edhe në atë psikologjik si pjesë shumë e rëndesishme e suksesit në punën tuaj.

Për të mos harruar Panairin Dentar më të madh në vit, ku mblidhen me dhjetra distributorë të fuqishëm në vend që promovojnë materialet e tyre dhe teknologjitë më të fundit të dentistrisë në botë. Ata do të ofrojnë për ju edhe Workshope të ndryshme ku secili do të ketë diçka më shumë për të mësuar.

Konferenca do të zhvillohet në Hotel Tirana International, dhe është në proces akreditimi nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. Ajo është akredituar gjithashtu në Kosovë.

TARIFAT E REGJISTRIMIT:

- Mjekët stomatologë Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, etj, është 4,000 Lekë.

- Mjekët të cilët janë anëtarë të Shoqatës Dentare Shqiptare (SHDSH) dhe Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë (SHOSH) për vitin kalendarik 2017 është 3,000 Lekë.

-Studentët: 2,000 Lekë

Pagesa dhe regjistrimi do të kryhet prane Raiffeisen Bank në:

Numrin e llogarisë: 0100109736,

IBAN:AL82202110130000000100.

Subjekti: Shoqata Dentare Shqiptare.

Sqarim: Anëtarë i SHDSH dhe SHOSH konsiderohet ai person i cili ka bërë pagesën vjetore të anëtarësimit në shoqatën përkatëse për vitin kalendarik 2017.

Komisionet bankare paguhen nga individi që regjistrohet.

Në mandatin e pagesës në bankë duhet të specifikohet:

- Emër, Mbiemër i personit që regjistrohet në Konferencë.

- Emërtimi i pagesës “Regjistrim në Konferencën e 23-të Kombëtare Dentare”

Afati i fundit i regjistrimit është data 10 Nëntor 2017.

(Kujdes! Nëse numri i pjesëmarrësve i deklaruar në QKEV plotësohet përpara kësaj date, regjistrimet do të mbyllen. Nxitoni të regjistroheni!)

Pjesëmarrësit duhet të paraqiten personalisht ditën e konferencës me një mjet identifikimi (pashaportë

ose kartë identiteti) dhe me faturën e bankës për të konfirmuar prezencën e tyre.

Nëse mjekët nuk marrin pjesë në aktivitet, nuk do t’i dërgohet emri pranë QKEV për kreditet dhe pagesa

nuk kthehet.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë zyrtare: www.shdsh.org

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ekperiencë unike!

22491771_1580266065364973_8738507557059649737_n