Turizmi Dimeror ne Malesi te Madhe

Bashkia Malesi e Madhe & VIS Albania ne bashkepunim me Outdoor Albania organizojne eventin

"PROMOVIMI I TURIZMIT DIMEROR NE MALESI TE MADHE"

10-11 mars 2017    Lepushe, Kelmend 

“Shëtitje me rrathë dëbore në Lepushë",Bjeshka e Berizhdolit. Akomodimi me shume behet ne shtepi alpine private por kohet e fundit eshte ndertuar edhe nje hotel ku sherbehet ne kushte bashkohore dhe me ushqime bio te bollshem sidomos ato tradicionale.

Luginat e Kelmendit janë nga më të bukurat në Alpet e Shqipërisë! Tashmë, rruga e re e asfaltuar mundëson udhëtim komod dhe e sjell rajonin më pranë, duke e shndërruar në një destinacion mjaft të lakmuar për një fundjavë mes natyrës malore.

Do të udhëtoni drejt Malësisë së Madhe, përmes qafës spektakolare të Leqeve të Hotit dhe Tamarës, deri në fshatin e mrekullueshëm të Lepushës, nën ‘hijen’ e kreshtave majëmprehta të Bjeshkëve të Namuna. Në mbrëmje do të mund të shijojmë mikpritjen Kelmendase dhe gatimet e shijshme dhe të veçanta të zonës, nën tingujt festiv të folklorit vendas.

Te ftuar ne aktivitetin e promovimit te turizmit dimeror ne Malesi te Madhe do te jene perfaqesues te ministrive, pushtetit vendor, tour operatore, media dhe bashkepunetore qe operojne ne fushen e zhvillimit te turizmit ne vend.

VIS Albania