Blockchain Christmas Talks

*Regjistrimi vetëm përmes https://www.meetup.com/Blockchain-Western-Balkans/events/256625062/ *

Përshëndetje - fundviti flet Blockchain dhe inovacion!

Gëzohemi t’ju bëjme me dije se me mbështetjen e Albtelecom e Protik Innovation Center, në fundvit organizojmë meetup-in e rradhës të Blockchain Western Balkans.

Axhenda:

17:45 – 18:15 Regjistrimi
18:15 - 18:30 Artiona Bogo
"Mirëseardhja, 1 vit BWB, ideja e vizioni rreth grupit"
18:30 – 18:50 Armand Brahaj
“Manifesti politik i Bitcoin”
18:50 – 19:10 Edlira Martiri
"Avancime të teknologjisë Blockchain në edukimin e lartë"
19:10 – 19:30 Ermal Sadiku
“Projektet Blockchain në Kosovë”
19:30 – 20:00 Pizza & Beers (Faleminderit Albtelecom!)
20:00 – 21:00 Panel „Ask me Anything“ - Pyetje e përgjigje me audiencën
Armand Brahaj, Edlira Martiri, Elio Pashaj, Ermal Sadiku, Klajdi Turlla

Armand Brahaj është inxhinier software-i e themeluesi i një sërë startup-esh e iniciativash si shqiperia.com (themeluar në 2001 gjatë kohës kur ai ishte student i degës Informatikë në Universitetin e Tiranës), Open Data Albania, Host.al, MyOffice'AL CoWorking Space e së fundmi Zana - asistentja inteligjente që inkurajon e ndihmon njerëzit të jenë të shëndetshëm. Armandi ka përfunduar studimet e doktoraturës mbi Information Management pranë Humboldt-Universität zu Berlin si dhe studimet master tek University of Applied Sciences Offenburg, Gjermani.

Edlira Martiri është lektore me kohë të plotë dhe profesor i asociuar pranë departamentit “Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar”, FE, UT. Për pesë vite ajo ka qenë kërkuese shkencore pranë universitetit NTNU në Norvegji në departamentin e Sigurisë së Informacionit, si dhe ka një eksperiencë të gjerë në fushën e IT. Ajo është anëtare e “Research School of Computer and Information Security” dhe “Center for Cyber and Information Security” në Norvegji, e prej janarit 2014 shërben si National Contact Point e Shoqatës Europiane të Biometrisë (www.eab.org) me bazë në Hollandë. Duke qenë gjithnjë entuziaste rreth teknologjive të sigurta, interesi i saj kërkimor prej 2017 është i fokusuar dhe në zhvillimin e rrjeteve blockchain, duke bërë që të angazhohet si arkitekte blockchain në zhvillimin e një ICO, si dhe duke pasur fokus të vecantë dhe zhvillimin, krijimin dhe konsultimin e iniciativave start-up.

Ermal Sadiku është CEO i kompanisë LinkPlus, sipërmarrës dhe inxhinier në thelb, e me më shumë se 10 vite eksperiencë në teknologji. Ai ka themeluar kompani si ZagApps, Datalab Kosovo and EVAcc. Ermali ka një diplomë master nga University of Applied Sciences Offenburg, Gjermani. Me misionin për të ndihmuar gjeneratat e reja të jenë të suksesshëm në fushën e teknologjisë me fokus programet kompjuterike, ai ka intervistuar, trajnuar e ndihmuar më shumë se 500 zhvillues dhe inxhinierë në Kosovë e rajon. Ermali është gjithashtu lektor në "Universum" College, Prishtinë ku jep lëndë të programimit kompjuterik si dhe anëtar i STIKK.

Rifreskoni faqen për axhendën e detajuar.

Si gjithmonë, pjesemarrja është falas por salla ka limit vendesh. Ju lutem konfirmoni vetëm nëse jeni te sigurtë që do të vini.

Ju mirëpresim :-)

- Skuadra BWB