Colours of Albania Final Event

Castle of Shkodra

Në përfundim të konkursit, organizuar nga MEPJ mbi promovimin e Shqipërisë nëpërmjet nismës Ngjyrat e Shqipërisë/Colours of Albania 2018, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Kultures, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural nën kujdesin e posaçëm të Ministrit Ditmir Bushati, do të zhvillojë një aktivitet përmbyllës ku do të shpallen edhe fituesit e këtij konkursi. 

Një takim celebrues në një nga monumentet historike dhe domethënëse të trashëgimisë sonë kulturore. 

Agjenda e eventit: 

• Çelja e eventit; 
• Ekspozitë e fotove të përzgjedhura të “Colours of Albania” IV;
• Muzikë nga kompozitorë shkodranë të luajtur nga grupi i formacionit frymor të Shkollës Artistike “Prenk Jakova”;
• Ndarja e çmimeve për pesë fotot fituese të këtij edicioni; 
• Performancë e kantautorit Shpat Deda.

Ju mirëpresim!