UA-118972839-1

Za Fest

Theth National Park

Nën majat e thepisura të Bjeshkëve të Namuna, buzë Lumit Shalë, rikthehet në Theth festivali i parë modern i dedikuar trashgimisë të Alpeve Shqiptare. 

Në edicionin e tij të dytë, për dy netë dhe tre ditë radhazi, më 20 - 21 - 22 korrik, Zâ Fest risjell në Theth muzikën më të mirë shqip, por këtë radhë duke zgjeruar akoma më shumë diapazonin kulturor. Artistët Hasa-Mazzotta, Andrra , Oborri dhe Linda Rukaj do të performojnë live nga Kisha e Thethit. Një repertor i pafundmë, ritmesh, notash dhe vokalesh që mund të përthyejnë çfarëdolloj barriere kulturore. Sfondi i duhur për të shijuar panoramën mahnitëse të Thethit. 

Ashtu si në edicionin e kaluar, edhe këtë vit Zâ Fest shpluhuros nga pesha e harresës pjesë të thesarit gojor të maleve shqiptare, trashgimi e të parëve tanë. Regjisorja dhe aktorja Ema Andrea do të na rrëfejë dhe do të performojë disa nga legjendat më të bukura të zonës. 

Por, këtë vit përgatituni për një festival gjithëpërfshirës, i cili kombinon muzikën më të mirë live me artet figutrative, shijet tradicionale dhe aktivitetet sportive në natyrën e bukur të Thethit. 

Shihemi në Theth, më 20 - 21-22 korrik, për ZA Fest!