Food & Drink Festival 2018

Expo City Albania

Expocity Albania organizon edicionin e trete te panairit "Food & Drink Festival 2018" në datat 9-11 Mars 2018. 

Panairi i dedikuar industrisë së ushqimit, pijes dhe veres do të jetë i fokusuar në ruajtjen e traditës, krijimin e një platforme promovimi të zhvillimeve më të fundit të këtij sektori, duke ofruar jo vetëm një hapësirë ekspozimi por edhe aktivitete të tjera argëtuese. 

Ky panair ka për qëllim prezantimin e këtij tregu në nivel vendas dhe më gjerë. Tre ditët e panairit do të shoqërohen me aktivitete të ndryshme si degustime vere dhe produktesh të veçanta, show kulinarie, workshops rreth risive të sektorit te ushqimit dhe pijeve, benefitet e ushqimit organik dhe te shendetshem, si dhe oferta dhe discount speciale për produkte te vecanta.