Twelf Night - Shakespeare

Metropol Theatre , Tirana

Twelf Night - Shakespeare

Metropol Theatre , Tirana

Teatri Metropol dhe regjisori amerikan Justin Anderson prezantojnë: 
• NATA E DYMBËDHJETË - UILLIAM SHEKSPIR • 

Autori më me ndikim në të gjithë dramaturgjinë botërore, Uilliam Shekspir do të vijë për të parën herë në skenën e Metropolit në sezonin Dimër 2017, me shfaqjen “Nata e Dymbëdhjetë”. 
Ngjarjet e kësaj komedie, cilësuar nga pjesa më e madhe e studiuesve si më e mira e tij, ndodhin në Ilirinë e kohërave të hershme, Shqipëria e sotme dhe besohet se ai e shkroi rreth vitit 1601. Në mbretërinë e Ilirisë, një fisnik i quajtur Orsino endet duke dëgjuar muzikë, sepse i mungon dashuria e Olivias, një vajzë e bukur të cilën ai nuk mund ta ketë sepse ajo është në zi për vëllain e saj të vdekur dhe nuk pranon asnjë propozim martese. Ndërkohë, në det, një stuhi e tmerrshme ka shkaktuar mbytjen e një anije… Mjafton ky fillim ngjarje për të ndërthurur me mjeshtëri shumë personazhe plot ngjyra të gjalla në situata mbi dashurinë e pashpërblyer, thyerjen e zemrave, por edhe gëzimin që vjen prej tyre në Ilirinë e dikurshme. 
Teatri Metropol dhe regjisori amerikan Justin Anderson do ta sjellin veprën në një tjetër kohë, në Shqipërinë e viteve 1800, koha e Lord Bajron, Ali Pashës dhe fotografëve Marubi duke ndërthurur elementë autentikë të kohës dhe vendit ku ndodhin ngjarjet si në muzikë e kostume.

Regjia: Justin Anderson
Interpretojnë: Arbies Komoni, Armela Demaj, Elona Hyseni, Erin Kujofsa, Erjon Hodo, Florian Agalliu, Guri Koço, Kastriot Ramollari, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Mehmet Xhelili, Neritan Liçaj, Parashqevi Hallkaj, Rozi Kostani, Shkëlzen Berisha, Silvio Goskova
As.Regjisor: Arbies Komoni
Kostumografia: Edlira Sulaj
Skenografia: Hysni Loka 
Koregrafia: Donald Martini
Muzika: Ansambli Tirana
Identiteti vizual: Vincenzo Giannattasio

Nga data 6 Dhjetor, në Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana.

“Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, luani atëherë pa pushim”! U.Shekspir 

☎️ Info & Rezervime: +355 67 227 0668
🌐 Tashmë ju mund të rezervoni biletën tuaj edhe në web:www.teatrimetropol.al

Trailer: https://www.youtube.com/watch?v=MpcE70VvyEI

#NataeDymbëdhjetë #UilliamShekspir #MeTeatrin #Metropol #TeatriJuaj

Na ndiqni në: 

Web: www.teatrimetropol.al
Facebook: https://www.facebook.com/teatrimetropol/
Instagram: https://www.instagram.com/teatrimetropol/
Twitter: https://twitter.com/teatrimetropol
Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCHzRxQOY9rj34hnWfg_vI3A