European Project for Albania in Rreshen

European Project for Albania in Rreshen

Në kuadër të ciklit të aktiviteteve në nivel kombëtar për promovimit e Manualit për Qytetarët “Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian", EU Policy Hub do të organizojë në qytetin e Rrëshenit aktivitetin me temë “Projekti Evropian dhe Anëtarësimi i Shqipërisë në BE”.
Takimi synon të kontribuojë në njohjen e Identitetit Evropian, diskutimin e hapave kryesorë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe forcimin e rolit të qytetarëve për ti dhënë impulse pozitive ecurisë së këtij projekti afatgjatë.

Aktiviteti do të mbahet në ambjentet e Qendrës Kulturore të qytetit, kati 1, dt. 3/11/2017, ora 15.00.

Ju mirëpresim!