Kunstlied , Concert of Vocal Art

Academy of Arts of Albania

“Kunstlied“ arti vokal i Romanticizmit
Mbrëmje me „Lieder“ nga Migena Gjata (soprano) dhe Günther Albers (piano)

4.11.2017, ora 19:00, Salla e madhe e Universitetit të Arteve, Tiranë

5 dhe 6.11.2017, klasë maestrosh për studentë të degës së kantos në UA

6.11.2017, ora 19:00, Koncert me pjesëmarrësit e kursit: Universiteti i Arteve në Tiranë

Hyrja e lirë!

Dy artistët e ftuar, sopranoja me origjinë shqiptare Migena Gjata dhe pianisti dhe dirigjenti gjerman Günther Albers, përveç koncertit të tyre në Tiranë do të ofrojnë edhe një klasë maestrosh për studentët e Universitetit të Arteve në Tiranë. Kursi është i hapur për të gjithë studentët e interesuar të degës së kantos, si dhe departamentet e tjera të Universitetit të Arteve në Tiranë. Në qendër të kësaj klase maestrosh është zhanri i “Kunstlied” të epokës romantike gjermane, një zhanër që në Shqipëri ka gjetur pak vëmendje nga muzikologët. Studentët do të hedhin një vështrim në botën e pasur të zhanrit gjerman “Kunstlied” të periudhës mes viteve 1814-1918 dhe do njihen me kompozitorët më të rëndësishëm të tij, si: Schumann, Brahms, Wolf, Schubert.

Rezultatet artistike të këtij kursi do t’i paraqiten publikut në formën e një koncerti përmbyllës më 6 nëntor 2017 me pjesëmarrësit e kursit.