Work & Study 2017

Work & Study 2017

WORK & STUDY 2017
Work & Study  vjen sërish këtë vit në një dimension të ri dhe të konsoliduar. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit mbeten partnerët tanë të përhershëm në zhvillimin e këtij eventi të rëndësishëm. Edhe këtë vit ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij bashkëpunimi të frytshëm nga datat 18-19-20 maj 2017 në Pallatin e Kongreseve.

Pse  WORK & STUDY
një markë e kthyer në traditë, është një rrugë e nisur në vitin 2010,
e ku vit pas viti ka përmirësuar treguesit e saj në drejtim të të punësuarve dhe bursave profesionale të studimit. Çdo vit në mënyrë progresive janë rritur kërkesat e kompanive dhe cilësia e punëdhënies. Ky event solli në vitin e parë të nisjes së tij 500 vende të reja pune e 400 bursa studimi, e në vitin 2016 shifrat u trefishuan, duke pasur një numër më të madh sipërmarrësish dhe më shumë se 1 500 vende pune.

Në këtë edicion, Work & Study synon të hedhë një strategji të re në tregun e punës dhe të studimit. Të dëshmojë rrugën se si brezi i ri sot, të jetë nesër sipërmarrësi i së ardhmes. Për këtë qëllim gjatë ditëve të panairit do të jenë lektorë me përvojë në fushën e zhvillimit profesional dhe ekonomik që do të përcjellin eksperiencat e tyre dhe orientimin drejt tregut.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet orientimit të të gjithë kërkesës së studimit drejt Universiteteve Shqiptare.
Në këtë panair përveç ekspozimeve të Enteve dhe Kompanive më të mëdha punëdhënësish dhe ato të Edukimit Kombëtar dhe Ndërkombëtar, do të ketë dhe aktivitete informuese dhe trajnuese